Transmetuar më 20-10-2018, 08:00

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë”.

Gjatë gjithë kohës nuk kanë munguar shkëmbimet e batutave mes tij dhe Arian Çanit.

Gjithashtu ai e ka quajtur emisionin si “kazan mediatik”, por ka bërë dhe një sqarim të mëtejshëm.

Sipas tij “Zonë e Lirë” është i vetmi kazan ku dhelpra harron të hajë pulën.

“Këtu ndjehem në të vetmin kazan ku njeriu është i lirë dhe ku kazani i mbledh të gjithë rreth e rrotull. Duke parë emisionin tënd dhelpra harron pulën dhe jetojnë të qetë gjatë emisionit.

Ndërsa gjatë javës pula mbrohet nga dhelpra, si e si mos ta hajë”, u shpreh Rama.