Transmetuar më 20-10-2018, 07:44
Foto ilustruese

Një person ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, pak pas para mesnatës së lënë pas.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një makinë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen.

Më konkretisht rreth orës 23:56 të kësaj të premteje, në lagjen nr 1, pranë kampit të punëtorëve, dyshohet se gjatë ecjes, ka marrë flakë mjeti tip “Benz” me targa AA 911 HJ.

Drejtuesi i mjetit Gjergji Babu, 39 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e djegies, duke dalë me vonesë nga mjeti.

Në vendngjarje, mbërritën shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Lidhur me këtë ngjarje u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për përcaktimin e  shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al