Kjo foto zbulohet për herë të parë dhe tregon Marilyn Monroe, e zhveshur lakuriq.
Pamjet ishin ruajtur nga arkiva e dhomës së xhirimit dhe ishin fshehur për dekada të tëra. Skena sekrete ishte regjistruar për filmin e vitit 1961, The Misfits, me aktorin Clark Gable.
Monroe do të ishte aktorja e parë e Hollivudit që do të shfaqej lakuriq në një film të madh, por skena kurrë nuk u përfshi, pasi regjisori John Huston thuhet se mendonte që ishte e panevojshme.
Megjithatë, producenti Frank Taylor njohu rëndësinë e fotos dhe ruajti pamjet.
As shkrimtarit Arthur Charles Casillo, që shkroi librin rreth aktores “Jeta private e një ikone publike”, nuk ju vunë në dispozicion këto xhirime.
Ai intervistoi djalin e Taylor, Custice Taylor, i cili zbuloi se kishte pamjet në pronësi të tij që nga vdekja e babait dhe e kishte mbajtur të fshehur në një kabinet të mbyllur për gati dy dekada. /k.k/noa.al/