Emri i Maqedonisë, Parlamenti voton “pro” marrëveshjes me Greqinë
Transmetuar më 19-10-2018, 22:49

Parlamenti i Maqedonisë ka votuar me 80 vota “pro” marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Qeveria, pas shumë debatesh e diskutimesh, arriti që të sigurojë votat e nevojshme të cilat do t’i hapin rrugë ndryshimeve kushtetuese.

Kështu, Republika e Maqedonisë do të emërtohet me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, në bazë të marrëveshjes me Greqinë.

Në Parlament votuan 80 deputetë pro kësaj marrëveshjeje. Në fillim të seancës, deputetet e VMRO-së kërkuan që të votohej në mënyrë të fshehtë.

Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

Mes votuesve, Alsat Maqedonia raporton se kanë votuar edhe Vladanka Aviroviç dhe Sashe Vasilevski.

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, deputetët e opozitës morën pjesë, edhe pse kishin theksuar më herët se seanca konsiderohej e përfunduar. /k.k/noa.al/