Transmetuar më 19-10-2018, 20:00

50 persona kanë humbur jetën pasi u godinën nga një tren në Indi.

Ata nuk e dëgjuan sinjalin e trenit për shkak të zhurmës së fishekzjarreve.

Treni u përplas me turmën e besimtarëve të mbledhur në një festival hindu, në shtetin verior të Pendjab.

Autoritetet lokale kanë njoftuar, se besimtarët e mbledhur nuk e dëgjuan trenin, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve.

”Ka më shumë se 50 të vdekur. Prioriteti mbetet dërgimi i të plagosurve në spital”, deklaroi një zyrtar i policisë së Amritsar. /k.k/noa.al/