Transmetuar më 19-10-2018, 19:37

Katër shqiptarë pritet të riatdhesohen nga Britania, pasi pak kohë më parë u arrestuan nga autoritetet atje.

Ata janë transferuar në një qendër pritjeje të imigracionit në Ken.

Burrat, të gjithë shtetas shqiptarë, që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Britani, u arrestuan pasi u zbuluan me më shumë se 1 mijë bimë kanabis, në Granada Trading Estate në Oldbury.

Policia gjeti fermën e drogës pasi u informua për shqiptarët që u përpoqën të hynin në ndërtesë me një furgon të martën.

Kur policia nga West Midlands arritën në zonën ku jetonin, gjetën katër fermerët e dyshuar të drogës, të moshës 21, 22, 29 dhe 30 vjeç.

Përveç lëndës narkotike, policia gjeti edhe një armë gjahu në çati si dhe një pistoletë të fshehur në një qese. /k.k/noa.al/