Transmetuar më 19-10-2018, 17:46

Artistja e dashur për publikun është bërë sërish protagoniste përmes zërit dhe imazhit të saj, që shfaqet më shumë se i kuruar në videoklipin muzikor të këngës së re.

Po flasim për këngëtaren bukuroshe, Elvana Gjata, e cila nuk ka zhgënjyer edhe këtë herë!

“Shade” quhet realizimi i ri artistik që vjen si një bashkëpunim profesionistësh mes producentit PooBear dhe Elvana Gjatës.

Sipas fotove të fundit të postuara nga Iconstyle, këngëtarja shfaqet me një imazh super të bukur dhe të kuruar në çdo detaj të sajin.

Kënga është në versionin anglisht, ndërsa në klipin e saj, Elvana shfaqet me tri veshje dhe imazhe të ndryshme./b.l/noa.al/