Transmetuar më 19-10-2018, 17:13

Në dosjen në ngarkim të 31 vjeçarit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, prokuroria ka zbardhur përgjimet telefonike të tij, përgjime që datojnë në përiudhën 26 qershor 2018 deri më 11 korrik 2018.

Në bisedë reperi flet me një shok të tij ku e informon për pistoletën e gjetur nga policia pranë shkollës Partizani. Në një prej bisedave të siguruara nga “BalkanWeb” që daton më 3 korrik të këtij viti rreth orës 13:32 minuta ai merr në telefon një prej miqve të tij ku prezantohet me gjeneralitetet e tij. “Zoti ju lasht shnosh e ju past lan me jet ju tjerëve. Me rrespekt Arkimed Lushaj” thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Pasditen e po të njëjtës datë, ai komunikon me të njëjtin person, ndërsa nga biseda rezulton se komunikojnë për momentin kohor të ngjarjes, aksionin e policisë pranë shkollës Partizani, ku u gjet një armë e braktisur. Stresi, ( në përgjimet e bisedës më poshtë me numrin 723) njofton mikun e tij në lidhje me kontrollin e policisë, dhe faktin se ka qenë ai që ka patur armën dhe kur ka parë efektivët e ka hedhur, ndërsa i thotë të marrë në telefon të atin, Sali Lushajn, për të mësuar mbi vijimësinë e operacionit.

Biseda

723- Po, edhe e hudha unë atë e kupton po e kanë kap, po s’kanë pa mu që e kam hudh

909- Po pse o vlla?

723- Se di erdhën aksion, ika me gjysëm zemre kam lëviz

909- Ka je ti?

723-Jam këndej ke një shok, hajde.

723: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.

909: Ca ti them?

723: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.

Më tej i njëjti person e mer në telefon Arkimed Lushajn dhe e njofton se babai i tij, Sali Lushaj i kishte ndjekur të gjitha veprimet e policisë:

723: Hë mirë?

940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?

723: Po a e morën atë?

940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh

723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.

940: Jo mor burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.

Në vijim të bisedës shoku i tij, i kërkon 31 vjecarit ti tregojë vendin se ku e kishte hedhur armën, por ky i fundit i thotë se atë e kanë marrë tashmë forcat e policisë.

Më vonë Stresi komunikon sërish me mikun e tij, i cili i thotë se nëpërmjet të atit të arrinin të fshinin gjurmët e gishtave që mund të kishte lënë reperi në armë.

940: Hë burazer

723: O byrazer pyete Lir Selmanin se atij ia kam marrë makinën kam dy ditë, a e ka me qera këtë apo?

940- Makinë me qera e ke këtë? – jo thotë- Është e Gentit që punon në Rinas.

723- A mirë thuj se sot më duhet mua, se ashtu e kam hallin se më duhet të lëviz njëherë. Se ja bie vetë e gjej unë robin kështu thuj.

940- Mirë mo më tha se isha tu i ni krej unë, ka iku tha.

723 Për mua ë?

940-Po sa e kam pa ik ti hash tha i kam bë me dorë

723- Si, Si ?

940- Ai shefi tha i kam thënë tha, se e mori Sala atë shefin ja kam bë me dorë të parit atij i thash ik.

723 Si Si?

940 Të parit ty ta ka bë me dorë, a ta boni me dorë ik?

723- PO

940- Po pra se e mori Sala atë shefi e komisariatit

723- E ca u bo tash?

940- Ku di gjë kena pas informacion tha

723- Për armën ë ?

940- Është në motër*** që i ka marrë në telefon. Duam një që iku më tha atë kërkojmë.

723- E Fisniku

940- S’di gjë ka ka ik i thash

723- Po e kane marre me vete e ?

940- Po ate e kane fut mrena

723- A cil ate te madhin e?

940- PO

723- Ai pa lidhje krej o vlla.

940-Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil

723- Ca?

940- Ti thojë atij ta fshijë

723- Po ai ca ka me i thënë tash se atë e kanë marrë e kanë thirr e kanë marrë vesh tan ata policë

940- it ha cashtu cashtu po e kena në makinë tha e kena gjet aty.

723- Armë ë?

940- PO. Po problem është se është tek për tek me të e kam mundis me ja thënë një fjalë

723- Ishalla o zot, hajde

940- Po me i thënë unë çashtu çashtu thuj ta pastroj.

Më vonë miqtë komunikojnë sërish në telefon, ku shoku i thotë Arkimed Lushajt se fshirja e armës ishte e pamundur fshirja e gjurmëve të gishtave në armë.

Në vijim të përgjimeve në datën 4 korrik 2018, Stresi i dërgon mesazh një shoku të tij në telefon ku e informon në lidhje me faktin se është në kërkim.

O vllai jam në kërkim

Jam jashtë Tirone

E sa tkesh munci nimon me naj gjo tvogël se ti e di kërkimi do lek

Në bazë të këtyre përgjimeve, Prokuroria kërkoi që ndaj 31 vjeçarit Arkimed Lushaj, të caktohet një nga masat e sigurimit personal nën akuzën e Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese e municionit.

U kap me kokainë dhe armë, Gjykata lë pas hekurave Stresin

Babai i Stresit mesazh të birit: S’na përkulin dot! Mos u dorëzo

Arrestimi i Stresit, flet e ëma: Hakmarrje 24 orëshe

Koincidencë? Arrestimi i Stresit, një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën

Një vit në përgjim, roli që kishte Stresi në grupin e drogës

Në hotel me një femër me kokainë dhe armë, pamjet si u arrestua Stresi

Me kokainë dhe armë, Stresi u kap në hotel me një femër