Transmetuar më 19-10-2018, 16:19

Në kuadër të dy operacioneve të ndryshme të luftës kundër drogës është bërë i mundur arrestimi i dy shqiptarëve dhe një shtetasi grek.

Në afërsi të Konicës, pranë kufirit u arrestua shtetasi grek pasi në makinën e tij u gjetën 47.8 kg kabanis.

Policia ka identifikuar si bashkëpunëtor shtetasin shqiptar që u shpall në kërkim. Të dy ata jetonin në Imathia. Gjatë kontrollit në banesat e tyre policia sekuestroi një sasi të vogël kanabisi, 1.500 euro, si dhe automjetin e 41 vjeçarit shqiptar.

Ndërkohë në Koritiani afër Igumenicës u arrestuan dy shqiptarë, përkatësisht të moshës 24 dhe 35 vjeç.

Nga kontrolli i bërë nga Policia greke në automjet ju gjetën  rreth 73 kilogramë dhe 840 gramë kanabis sativa si dhe rreth 2 kg dhe 30 gr çokollatë (Cannabis i përpunuar),  që dyshohet se e ka marrë në një rrugë  rurale në kufirin shqiptaro-grek nga personat që ishin në ndjekje nga Policia Kufitare e  Sarandës dhe Policia e Sarandës.

Në vijim te hetimeve  të përbashkëta , u bë e mundur që nga Policia greke të arrestohej edhe pritësi i lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në  Delvinë dhe banues provizor ne Athinë.

Vijonë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët  për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.

Policia greke njofton se operacioni u krye në bashkëpunim me homologët shqiptarë./b.l/noa.al/