Transmetuar më 19-10-2018, 14:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një djalë i ri vetëm 16 vjeç, mbeti i vrarë pasditen e kësaj të enjteje në Fier.

Krimi i rëndë ndodhi në zonën e “Zogut të Zi”, pranë gjimnazit “Janaq Kilica”.

Viktima është 16-vjeçari Dionis Vrenozi, i cili u qëllua me thikë në zemër nga shoku i tij. Madje sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ai eci disa hapa me thikën në gjoks, para se të rrëzohej në tokë. Mësohet se Vrenozi, nga fshati Hoxharë e vjetër, u gjet nga kalimtarë të rastit me thikën e ngulur në trup.

Ai u dërgua në spital, por për shkak të goditjes së pësuar në zemër gjeti dhe vdekjen.

Nga hetimet e kryera, rezulton se ishte shoku i tij Florian Gega, 17 vjeç, nga fshati Dërmenas ai i cili e qëlloi, për tu dorëzuar në polici rreth dy orë pas ngjarjes.

Mësohet se dy të rinjtë të cilët ishin shokë të ngushtë me njëri tjetrin, pas përfundimit të mësimit ishin konfliktuar.

Gjithçka duket se ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër, ku Gega nxori thikën që mbante me vete dhe qëlloi Vrenozin.

Mësohet se bashkë me ta ka qenë edhe një shoku i tyre, i cili nuk u përfshi në konflikt. /a.y/noa.al

Vrau me thikë 16-vjeçarin, autori vetëdorëzohet në polici