Transmetuar më 19-10-2018, 13:35

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me check up-in falas.

Ai ka publikuar një tabelë, ku tregohet pasqyra e viteve të fundit.

“Check up është një pasqyrë ulëritëse e dallimit mes vëmendjes sime, e gjitha tek njerëzit dhe vëmendjes së tyre, që është e gjitha tek unë. Ata kanë shpifjet e akuzat vulgare kundër kontrollit mjekësor bazë, unë kam mbi 1.2 milionë dëshmitarë që kanë bërë check up falas deri më tani”, shkruan Rama.

Sakaq ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama kreu kontrollin bazë mjekësor në poliklinikën numër 9 në kryeqytet.

Duke nënvizuar se check up-i shmang probleme të rënda shëndetësore, Rama u shpreh se ende ka nevojë për të punuar në drejtim të rritjes së ndjeshmërisë dhe të kulturës mjekësore për rëndësinë e kryerjes së kontrollit mjekësor periodik.

Sakaq Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me mjekët e familjes, kanë hartuar një Letër Kujtese, që do t’i shkojë çdo qytetari një herë në vit si ftesë për kryerjen e kontrollit mjekësor vjetor. /a.y/noa.al

Rama bëri check-up: Është falas, paguan shteti për çdo njeri