Transmetuar më 19-10-2018, 13:23

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur nga të gjithë si Stresi, duket se e ndjente rrezikun që po i afrohej, pasi uniformat blu kishin rënë në gjurmët e tij.

Ai u mbajt nën vëzhgim dhe përgjim për një kohë të gjatë, deri kur këtë të mërkurë u vu në prangat e policisë me kokainë dhe armë, në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë, ku ndodhej me një vajzë 20 vjeçe.

Ndërsa sot Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”, prokuroria në kërkesën e saj, zbuloi se emri i Stresit kishte dalë nga hetimet e bandës së “Bajrave” në Shkodër, grup kriminal i cili u shkatërrua pak javë më parë.

Në përgjime me ta, ai u ka kërkuar ndihmë për tu larguar nga Shqipëria.

“Policia më ka vënë në kërkim, më ndihmoni të dalë jashtë”, mësohet të ketë thënë Stresi gjatë përgjimeve.

Po ashtu bëhet me dije se disa javë më parë në afërsi të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet, ishte gjetur një pistoletë dhe nga hetimet e policisë u krijuan dyshime se arma i përkiste këngëtarit.

Kështu, duke pasur dyshime se policia ishte vënë në ndjekje ai kishte telefonuar “Bajrat” ku u thoshte se e kishte hedhur armën, sapo kishte parë policinë.

Kjo bisedë ishte e përgjuar, për shkak se “Bajrat” ishin nën vëzhgim, çka çoi edhe në urdhrin e arrestit për këngëtarin.

Po ashtu edhe në hotel, Stresit iu gjet edhe një tjetër pistoletë. /a.y/noa.al

U kap me kokainë dhe armë, Gjykata lë pas hekurave Stresin

Babai i Stresit mesazh të birit: S’na përkulin dot! Mos u dorëzo

Arrestimi i Stresit, flet e ëma: Hakmarrje 24 orëshe

Koincidencë? Arrestimi i Stresit, një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën

Një vit në përgjim, roli që kishte Stresi në grupin e drogës

Në hotel me një femër me kokainë dhe armë, pamjet si u arrestua Stresi

Me kokainë dhe armë, Stresi u kap në hotel me një femër