Transmetuar më 19-10-2018, 12:45

Reperi Arkimed Lushaj ka dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, pasi pasditen e kësaj të mërkure u kap në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë, me kokainë dhe armë.

“Arrest me burg” është masa e sigurisë e vendosur nga Gjykata, duke e lënë në qeli Stresin.

Sakaq avokati i këngëtarit ka deklaruar se do e apelojë vendimin.

"Nuk ka pasur urdhër për kontroll ndaj tij. Si mund të vërtetohet se arma i përket klientit tim", deklaroi avokati.

Si u arrestua Stresi

E gjetën të zhveshur të shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Në video gjeni pamjet e arrestimit të reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ai është zënë në befasi, ndërkohë që në dhomë është gjetur kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Ndërkohë reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi, u arrestua këtë të mërkurë në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.

Në momentin e arrestimit ai ndodhej në hotel me një vajzë 20-vjeçare me inicialet P.Ç.

Nuk dihet se kush është vajza në fjalë e cila gjithashtu po hetohet nga policia për “Moskallëzim krimi”. Nga ana tjetër Stresi është i fejuar zyrtarisht me Kejsin, vajzën të cilën e ka bërë edhe pjesë të mediave, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Policia tha zyrtarisht se Forca e Ligjit në veprim vuri në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar 31-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. /a.y/noa.al

Babai i Stresit mesazh të birit: S’na përkulin dot! Mos u dorëzo

Arrestimi i Stresit, flet e ëma: Hakmarrje 24 orëshe

Koincidencë? Arrestimi i Stresit, një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën

Një vit në përgjim, roli që kishte Stresi në grupin e drogës

Në hotel me një femër me kokainë dhe armë, pamjet si u arrestua Stresi

Me kokainë dhe armë, Stresi u kap në hotel me një femër