Transmetuar më 19-10-2018, 12:41
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në punë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fabrikën e çimentos në Elbasan.

Nga të dhënat paraprake flitet për një person të vdekur dhe një të plagosur.

Nga informacionet e para mësohet se një punëtor është zënë poshtë nga një masiv çimentoje.

Policia tha zyrtarisht se “Gjatë punimeve në fabrikën e çimentos, dy shtetas janë aksidentuar ku shtetasi  Musa Sula, 56 vjeç,banues në fshatin Ulem, ka ndërruar jetë,  si dhe është në gjendje të rëndë shtetasi Tomor Mjekerzaku, 65 vjeç, banues në lagjen ‘Qemal Stafa,’ Elbasan”.

Lidhur me këtë ngjarje detajet janë ende të pakta, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /a.y/noa.al