Transmetuar më 19-10-2018, 11:21

Policia e Korçës del me deklaratë lidhur me një fotografi të publikuar në rrjetet sociale ku gjashtë persona shihen me kafshë të egra të vrarë prej tyre.

Ata shfaqen të buzëqeshur, me prenë e tyre.

Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici, ku po kryhen veprimet përkatëse.

Ata janë E.L., L.Ç., S.G., banues në Korçë, L.M., banues në fshatin Polenë, A.D dhe D.D, banues në fshatin Leshnjë, Kolonjë.

Në bazë të ligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë” u bë bllokimi i armëve të gjahut, së bashku me lejet përkatëse dhe vërtetimet mbi regjistrimin e armëve. Inspektoriati i Pyjeve dhe Mjedisit ka ndëshkuar me masë administrative dy prej shtetasve. /a.y/noa.al