Transmetuar më 19-10-2018, 11:11
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.

Një makinë tip Volkswagen ka përplasur një motoçikletë në zonën e Gurit të Zi, në Shkodër.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i motoçikletës, Njac Rroku, rreth 70 vjeç.

Mësohet se drejtuesi i mjetit A.D., u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, për tu kapur pak më vonë nga policia.

Sakaq ai u shoqërua në polici, ku po merret në pyetje.

Aktualisht nga ana e uniformave blu hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al