Transmetuar më 19-10-2018, 10:32

Babai i reperit të njohur Stresi, Sali Lushaj, jep një mesazh mbështetje për të birin, i cili u arrestua këtë të mërkurë në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë, ku u kap me kokainë dhe armë.

Ish-truproja e Sali Berishës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i kërkon të birit që të mos dorëzohet.

Ndërkohë thotë se arrestimi ndaj djalit të tij erdhi, pas padisë që ai bëri për deputetin socialist Taulant Balla. Sakaq Stresi do të dalë sot para Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.

Postimi i plotë i Sali Lushaj Përshëndetje miq! Besoj po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.

Këta duan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur. Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur.

Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë.

Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort”. /a.y/noa.al

Arrestimi i Stresit, flet e ëma: Hakmarrje 24 orëshe

Koincidencë? Arrestimi i Stresit, një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën

Një vit në përgjim, roli që kishte Stresi në grupin e drogës

Në hotel me një femër me kokainë dhe armë, pamjet si u arrestua Stresi

Me kokainë dhe armë, Stresi u kap në hotel me një femër