Transmetuar më 19-10-2018, 10:05

Mamaja e Stresit, këngëtarit të njohur Arkimed Lushaj, thotë se arrestimi i djalit të saj është një ‘hakmarrje 24 orëshe’ pasi i shoqi i saj paditi Taulant Ballën.

"Padia që i bëri bashkëshortit im zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra është një hakmarrje 24 orëshe’, shprehet ajo.

Shpresa Lushaj ka thënë për ‘Panorama’ se Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal, por një artist i lirë.

“U bë një gjyq pa njoftuar fare, duke thënë se ishte në procedim, po e ndiqnin. Një vendim i pabesueshëm në kuptimin që nuk ka ndodhur një krim, Stresi nuk është as bandë dhe as grup kriminal. Absolutisht është një artist i lirë”, deklaroi ajo.

Arkimed Lushaj u arrestua dy ditë më parë në një hotel në Tiranë.

Policia tha se ai ishte pjesë e një bande kriminale që shpërndanin narkotikë në kryeqytet. ‘Stresit’ gjatë arrestimit iu gjet një armë dhe drogë. Por sipas nënës së tij arma nuk është e tij. Sipas aj djali i saj ka qenë në një ditëlindje dhe më pas ka fjetur në hotelin ku u arrestua nga policia.

Koincidencë? Arrestimi i Stresit, një ditë pasi babai i tij paditi Taulant Ballën

Një vit në përgjim, roli që kishte Stresi në grupin e drogës

Në hotel me një femër me kokainë dhe armë, pamjet si u arrestua Stresi

Me kokainë dhe armë, Stresi u kap në hotel me një femër