Transmetuar më 19-10-2018, 09:56

Pse princi Harry i Anglisë, mban gjithmonë të vendosur të njëjtin byzylyk? Janë të shumtë ata që e kanë vënë re byzylykun në dorën e djathtë të djalit të Charles dhe Lady Diana.

Prej më se dhjetë vitesh në fotografitë e princit Harry shihet i njëjti byzylyk, por vetëm së fundmi është zbuluar arsyeja se pse nuk heq dorë prej tij.

Arsyeja qëndron tek e ëma, Lady D, e cila humbi jetën në Paris në një aksident rrugor, kur Harry ishte ende i vogël.

Pas vdekjes së Dianës, Charles i çoi fëmijët në Afrikë për një udhëtim terapeutik, për tu shkëputur nga humbja e madhe.

Nga Afrika, si Harry edhe William, u kthyen me një suvenir të veçantë, pikërisht byzylykun, me të cilin princi është lidhur tej mase.

Harry ishte vetëm 12 vjeç kur e ëma vdiq, dhe prej 22 vitesh ai e mban byzylykun me vete, si lidhje e ngushtë me humbjen e së ëmës. /a.y/noa.al