Transmetuar më 19-10-2018, 09:11

Mund të mjaftojë edhe një kontroll i thjeshtë i lëkurës, për të verifikuar praninë e nishaneve, të cilët rrezikojnë që ti shkaktojnë kancer gjiri një femre.

Në fakt dy studime të ndryshme, të pavarur, njëri i zhvilluar në SHBA dhe tjetri në Francë, kanë zbuluar lidhjen mes nishaneve dhe rrezikut të tumorit të gjirit.

Rezultatet e tyre u publikuan në revistën shkencore “PLOS Medicine”, ndërsa studime u kryen respektivisht nga Jiali Han e Indiana University bashkë me kolegët e Harvard në Boston, dhe nga Marina Kvaskoff e INSERM, në Francë.

Në studim u përfshin 74.523 vajza dhe gra, gjendja shëndetësore e të cilave u mbajt në monitorim për 24 vite, në studimin amerikan dhe 89 902 femra në Francë, të monitoruara për 18 vite.

Femrat amerikane iu kërkua që të numërojnë nishanet e tyre në krahun e majtë dhe ata që përmasat i kalonin 3 milimetra.

Studiuesit konstatuan se nëse një femër kishte më shumë se 15 nishane në këtë zonë të trupit, rrezikonte me 35% të prekej nga kanceri i gjirit në raport me femrat me më pak nishan. Ndërkohë në studimin francez, studiuesit ju kërkuan femrave, që të tregonin nëse kishin shumë, pak ose shumë nishane në trup, shkruan noa.al.

Kështu femrat që deklaruan se kishin shumë nishane në trup, rrezikuan me 13% të prekeshin nga kanceri i gjirit, në raport me femrat me pak nishane. /a.y/noa.al