Transmetuar më 19-10-2018, 08:06

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, u bënë prindër për herë të parë.

Ajola solli në jetë të voglin Kajan, i cili iu mbushi zemrat dhe shtëpinë.

Por këtë të enjte, Ajola ka bërë dedikimin e parë për të birin që nga momenti i lindjes.

Ajo ka publikuar një fotografi të saj, 12 orë para lindjes, ku shihet dukshëm barku i rrumbullakosur.

Ndërsa i uron gjithë vetitë e mira të birit, ajo përmend edhe të afërmit e tyre më të ngushtë, nga të cilët uron që i biri të marrë vetitë më të mira.

“Kjo fotografi është marrë 12 orë përpara se ti të vije në jetë Kajan, e të na e mbushje jetën plot me dritën e bardhë të rrezes së parë të agimit.

Mami uron që ti të rritesh i shëndetshëm, të bëhesh një njeri i mençur, i mirë dhe i drejtë, të të udhëheqi në jetë gjithnjë dashuria dhe asnjëherë inati; të bëhesh kurajoz si babi Eri, ta kesh zemrën plot mirësi si nëna Valbona dhe plot dedikim si nëna Shqipja, t’i duash librat si gjyshi Beni, të kesh buzëqeshjen gjithë drite si gjyshi Luani që të mbron nga qielli, zemrën të paqtë si stërgjyshja Gano dhe të jesh cool si xhaxhai Arbi. Nga mami tashmë ti e ke marre të gjithë zemrën dhe zemra ime qëndron e gjitha aty brenda zemrës tënde të vogël, përgjithmonë”, shkruan Ajola. /a.y/noa.al