Transmetuar më 19-10-2018, 07:27

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pretendon se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nën hetim për trafik droge, është rrahur.

Ai tha se të gjithë e dinë, por nuk e flasin publikisht, ndonëse është fakt i konfirmuar.

Duke folur këtë të enjte për ‘Opinion’ kreu i opozitës tha se “Saimir Tahiri është rrahur para disa ditësh, madje thonë se janë shkrehur edhe armët”.

I pyetur se kush dhe e ka rrahur, Basha deklaroi se është rrahur nga ata që kanë frikë.

“Ata që kanë frikë se mos e nxjerr të plotë dosjen ‘Xibraka’ ku është i përfshirë Olsi Rama”, deklaroi më tej Basha. /a.y/noa.al