Transmetuar më 18-10-2018, 21:03

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë të fortë, duke thënë se nëse revolta e shqiptarëve nuk e përmbys qeverinë e Ramës, atëherë sipas tij opozita duhet të ndjekë planin B, rrëzimin me forcë.

Berisha e bëri këtë deklaratë, gjatë mbrëmjes së sotme në një intervistë në Abcneës, i cili tha se forca është e vetmja rrugë për rrëzimin e kësaj qeverie.

“Plani B është pëermbysja me forcë e tij, nëse shqiptarët nuk e rrëzojnë! Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veçse përmbysjes me forcë!”-tha Berisha.

"Opozita do të jetë në krye të kësaj lëvizje mbarëpopullore e cila siç e gjykoj unë është rruga e vetme për të bërë një zgjidhje edhe të dhimshme, por jetike për fatin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Sot nga çdo anë vijnë sinjale dhe deklarata se cila më negative sesa tjetra. Këto janë një thirrje për shqiptarët, sepse nëse ne do të hiqnim dorë nga përpjekja jonë për integrim, do të bënim vetëvrasje", u shpreh Berisha./a.k/noa.al/