Transmetuar më 18-10-2018, 19:45

Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 16-vjeçarit në qendër të qytetit të Fierit.

Florian. G, është dorëzuar disa orë pas ngjarjes së rëndë, ku viktimë mbeti Denis Vrenozi.

Më herët, burime zyrtare nga policia e Fierit thanë për noa.al se kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur "Zogu i Zi" ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur, Denis Vrenozi.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:30 në qendër të qytetit Fier, ku fillimihst i mituri mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Në përpjekje për të zbardhur ngjarjen, është ngritur grupi hetimor.

Pritet po ashtu që autori i krimit të merret në pyetje nga autoritetet. /k.k/noa.al/

Vrasje mes dy të rinjsh te “Zogu i Zi”, zhduket autori i krimit