Transmetuar më 18-10-2018, 19:10

Një i ri 25-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme, në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur në Pukë, ku 25-vjeçari me inicialet Ç.B, është rrëzuar duke ecur me motoçikletë.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e qytetit në gjendje kritike për jetën.

Burimet zyrtare saktësojnë se pritet që të transportohet me helikopter për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/