Transmetuar më 18-10-2018, 17:54

Jo vetëm që ajo kishte marrëdhënie seksuale me një nga studentët e saj,16 vjeç, por, gjithçka ndodhte në ambjentet e shkollës.

Për këtë një mësuese amerikane 25 vjet më e madhe, Constance Robertson, u arrestua nga policia në Port Barre, në shtetin e Luizianës dhe tani duhet të përgjigjet për krimet e akteve seksuale ndaj të miturit.

Sipas aktakuzës, mësuesja do të përfitonte nga një takim që mbahet çdo vit në gjimnazin e shkollës për të veçuar të miturit në klasën e tij. Ndërsa shumica e stafit dhe studentëve po ndiqnin ngjarjen, ajo është mbyllur me të miturin në klasë.

Historia doli në dritë vetëm kur i njëjti adoleshent nisi të ndante videot e nxehta me disa shokë të klasës për t’u mburrur. Vetëm në këtë mënyrë një i rritur zbuloi atë dhe ai i raportoi gjithçka policisë.

Agjentët morën menjëherë një urdhër kërkimi për ta sekuestruar telefonin ditën e ardhshme dhe konfirmuan se kishin gjetur një regjistrim të takimit mes mësueses dhe nxënësit.

Për këtë arsye gruaja u arrestua menjëherë. Sipas gazetave lokale, gruaja, përballë dëshmive të videos, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me nxënësin e saj./b.l/noa.al/