Transmetuar më 18-10-2018, 17:46

Ka humbur betejën me vdekjen një djalë i mitur i cili para një ore e gjysmë u qëllua me thikë në vendin e quajtur "Zogu i Zi".

Njëkohësisht, është zbuluar dhe autori i dyshuar i krimit të rëndë, i cili është një djalë i cili sapo ka kaluar nga mosha e mitur.

Burime zyrtare nga policia e Fierit thanë për noa.al se kanë identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë në vendin e quajtur "Zogu i Zi" ku si pasojë e plagëve të mara ndërroi jetë shtetasi i plagosur, Denis V.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:30 në qendër të qytetit Fier, në vendin e quajtur "Zogu i Zi", ku pas një sherri mes dy të adoleshentëve ka mbetur i plagosur me thikë i mituri Denis V.

Policia konfirmoi se është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.G, rreth 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërsa i mituri tjetër u shpall në kërkim, djali 16-vjeçar Denis V., banues në Hoxharë të Vjetër. ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Në përpjekje për të zbardhur ngjarjen, është ngritur grupi hetimor kurse forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorit. /noa.al/