Transmetuar më 18-10-2018, 17:37

Një i ri është gjetur pa shenja jete në qytetin e Fierit gjatë pasdites së sotme.

I riu është gjetur nga kalimtarët në zonën e ‘Zogut të Zi’ pranë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.

Mësohet se viktima është 16-vjeçari Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ardhur pas një grindje mes viktimës dhe një tjetër personi i identifikuar si F.G., rreth 17 vjeç.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e  shkaqeve të ngjarjes si dhe po punohet për  kapjen e autorit./b.l/noa.al/

Gjendet trupi i pajetë i një të riu, dyshohet se është therur me thikë