Transmetuar më 18-10-2018, 16:59

Ishte vetëm pesë muajshe, kur vogëlushes Taylor McGowan filluan t’i dilnin flokë të verdhë, por aspak të butë si të bebeve. Prindërit e vogëlushes e kuptuan që diçka nuk shkonte .

Mjaftoi një vizitë  tek pediatri për të mësuar se vajza vuante nga sindroma e flokëve që nuk krihen ose “Einsein”. Në të gjithë botën numërohen rreth 100 raste. Albert Einstein ishte njëri prej tyre.

Cara dhe Tom, nga Çikago, Illinois, kërkuan ekspertizën e Profesor Regina Betz në Universitetin e Bonit në Gjermani, i cili është aktualisht figura kryesore në hulumtimin e kësaj sindrome.

Ekipi i saj në Institutin e Gjenetikës Humane ka deklaruar se gjendja shkaktohet nga një mutacion gjenetik dhe është e trashëgueshme.

Fillimisht prindërit e pesë vjeçares u përpoqën t’i drejtonin flokët vajzës, por më pas ata i lanë të rriteshin natyrshëm./b.l/noa.al/