Transmetuar më 18-10-2018, 16:39

Me uljen e temperaturave, nisin edhe problemet me lëkurën tuaj nëse ju nuk kujdeseni për të. I ftohti dhe era janë dy agjentë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën. Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera është mirë që të ndiqni disa rregulla të përditshme për t’i ardhur në ndihmë lëkurës tuaj.

Kujdes çfarë hani- Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate dhe vezë. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.

Përdorni vaj për bebe- Nëse kremi që përdorni nuk ju jep asnjë lloj efekti dhe lëkura juaj është gjithmonë e thatë, provoni të përdorni vajin klasik të bebeve, nuk ka hidratues më të mirë se ai.

Bëni maskën javore- Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.

Mos përdorni ujë të ngrohtë- Uji i ngrohtë ju duket shumë i mirë në dimër, por gjithashtu ai është edhe i dëmshëm. Shmangeni sa më shumë atë dhe mos përtoni ta lani fytyrën me ujë normal.

Përdorni një mbrojtës kundër diellit- Nuk duhet të harroni që ju duhet të pini vazhdimisht shumë ujë gjatë ditës dhe të vendosni krem mbrojtës kundër diellit, gjithmonë edhe kur koha është me re apo me shi./b.l/noa.al/