Transmetuar më 18-10-2018, 13:34

Një person i dyshuar për kanosje me armë dhe dëmtimin me sende të forta të dy të tjerëve, është vënë në prangat e policisë.

Ai është Hektor Kaja, 25 vjeç, nga fshati Dohoshisht i Dibrës.

Arrestimi i tij u bë gjatë kësaj të mërkure, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta dhe nën kërcënimin e armës ka kanosur dy persona të tjerë.

Më konkretisht ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin M.Kaja, aktualisht në kërkim, në qytetin e Peshkopisë kanë goditur dhe kanosur shtetasit A.S., 25 vjeç dhe D.M., 24 vjeç, nga fshati Fushë Çidhën.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /a.y/noa.al

Sherr, armë dhe drogë! Konflikti i 4 të rinjve përfundon me prangosjen e babait të njërit prej tyre