Një emigrant shqiptar në Itali, Ermal Abdushi 26 vjeç, u vra me armë zjarri nga shoku i tij.
Si i dyshuar për krimin u arrestua Jasin Sulo, ndaj të cilit është dhënë edhe dënimi.
Por Gjykata e Kasacionit në Itali, ka konkluduar këtë të mërkurë se vrasja është kryer pikërisht nga Sulo me vetëm një të shtënë.
Shkrepja është bërë në distancë të afërt dhe nga verifikimet dhe hetimet e kryera rezulton se gjithçka ka qenë aksidentale.
Kështu përjashtohet çdo dyshim që Ermali të jetë vrarë qëllimisht, ditën e ngjarjes më 30 dhjetor 2015, në Varese.
Sakaq Sulo është dënuar me katër vite e pesë muaj për vrasjen dhe 4.4 vite për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë nga hetimet e kryera, rezultoi se i dyshuari ka kryer një sërë vjedhjesh në provincën e Liguria.
Gjykata konkludoi se viktima u vra teksa ndodhej në banesë me Sulon dhe disa persona të tjerë dhe se arma u shkrep aksidentalisht, teksa i dyshuari po i tregonte armën shokut. /a.y/noa.al