Transmetuar më 18-10-2018, 13:11

Një djalë i ri vetëm 22 vjeç, i dha fund jetës pasi iu refuzua kërkesa për azil politik.

Është ky denoncimi që bëhet në Itali nga shoqata “Babele”, duke shpjeguar se i riu

Amodou Jawo, nga Gambia nuk mund të rrinte në Itali, dhe i vinte “turp nga zhgënjimi.

Kështu për mos t’u kthyer në Afrikë,  ai dha fund jetës duke u varur

Shoqata ka nisur një fushatë për mbledhje fondesh, me synim dërgimin e trupit të pajetë në atdhe, Gambia.

I riu i dha fund jetës këtë të hënë. Pas mbërritjes në Itali, ai u dërgua në një qendër pritje në Leçe dhe më pas u transferua në Castellaneta Marina, shkruan noa.al.

Disa ditë më parë të riut i kishte skaduar edhe leja e qëndrimit dhe kërkesa për azil i ishte refuzuar, me vendim të dhënë më 12 tetor. /a.y/noa.al