Transmetuar më 18-10-2018, 12:55

Prej një viti ai ishte në përgjim, i dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në kryeqytet, kryesisht në fushën e narkotikëve.

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, u arrestua mbrëmjen e kësaj të mërkure në një hotel në zonën e Linzës në Tiranë, ku u kap me kokainë dhe armë.

Por rezulton se nga përgjimet e kryera ai komunikon me persona të ndryshëm lidhur me transport droge. Në to ai orienton shpërndarësit për zonat dhe lokalet se ku duhet të çojnë lëndë narkotike.

Po ashtu rezulton se roli i tij nuk është drejtues, por anëtar organizativ i grupit. Sakaq dyshohet se grupi i Stresit shpërndante lëndë narkotike në lokalet në zonën e ish-Bllokut, por edhe në ambiente të tjera.

Pritet që në ditët në vijim të ketë arrestime të tjera, të anëtarëve të grupit ku dyshohet se bënte pjesë Arkimed Lushaj.

Si u arrestua Stresi

E gjetën të zhveshur të shtrirë në krevatin e hotelit, ku ndodhej me një vajzë 20-vjeçe.

Në videon më poshtë gjeni pamjet e arrestimit të reperit Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Ai është zënë në befasi, ndërkohë që në dhomë është gjetur kokainë dhe një 10 mijë lekësh i bërë gati për thithje. Ndërkohë reperit iu gjet edhe pistoleta që mbante me vete.

Stresi, u arrestua këtë të mërkurë në një hotel në zonën e Linzës, në periferi të Tiranës.

Në momentin e arrestimit ai ndodhej në hotel me një vajzë 20-vjeçare me inicialet P.Ç.

Nuk dihet se kush është vajza në fjalë e cila gjithashtu po hetohet nga policia për “Moskallëzim krimi”. Nga ana tjetër Stresi është i fejuar zyrtarisht me Kejsin, vajzën të cilën e ka bërë edhe pjesë të mediave, ku kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

Policia tha zyrtarisht se Forca e Ligjit në veprim vuri në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar 31-vjeçarit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Stresi akuzohet për “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve shpërthyese dhe të municioneve” si dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Ndalimi i tij u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit” .

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Ç., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. /a.y/noa.al

Në hotel me një femër me kokainë dhe armë, pamjet si u arrestua Stresi

Me kokainë dhe armë, Stresi u kap në hotel me një femër

Arrestimi i Stresit, Policia: Nën hetim për disa muaj, anëtar i një grupi kriminal

Arrestohet në një hotel në Linzë rreperi shqiptar, "Stresi"