Transmetuar më 18-10-2018, 12:37
Foto ilustruese

Një plagosje me armë zjarri u shënua mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku mbeti i plagosur kreu i Partisë Demokratike për zonën e Ulzës në Mat, Gjovalin Rica 50 vjeç.

Djali i xhaxhait të tij Sandër Rica, ka treguar për mediat momentin kur e gjeti kushëririn të larë në gjak. Ai tha se nuk di të ketë pasur konflikte me askënd.

“E pashë të plagosur ne oborrin e shtëpisë në fshat. Kishte dhe fëmijët aty. Nuk kishte armë pranë. Nuk ka konflikte me askënd, e pashë të mbuluar me gjak. Fola me të ne

spital por nuk më tha gjë”, deklaroi djali i xhaxhait.

Por për shkak të plagëve të marra, 50-vjeçari u dërgua drejt spitalit të Tiranës për mjekim më të specializuar. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Bushkash të Matit, fillimisht u raportua për vetëplagosje.

Por nga dyshimet e krijuara nga grupi hetimor, si dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mekanizmit të ngjarjes u krijua bindja se shtetasi Gjovalin Rica, nuk ishte vetëplagosur.

Si rezultat i një pune intensive dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia e Matit ka bërë të mundur kapjen e Agustin Braca, 59 vjeç, banues në fshatin Stojan.

Ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu çifte Ricën, në ambientet e jashtme të banesës së tij. Autori i dyshuar u kap në fshatin e tij në Stojan, ndërsa në banesë iu gjet dhe sekuestrua arma e përdorur nga autori. /a.y/noa.al

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Mat. Nuk ishte vetëplagosje por plagosje, policia arreston autorin