Transmetuar më 18-10-2018, 11:37

Kryeministri Edi Rama i rikthehet sërish çështjes së lojërave të fatit, për të cilat ka paralajmëruar se që nga 1 janari nuk do të jenë më pranë zonave të banuara.

Ditën e sotme ai ka publikuar një fotografi të ish-Kryeministrit Sali Berisha, teksa ai shfaqet pranë makinetave në një kazino.

“Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike. Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike”, shkruan Rama.

Sakaq opozita dhe më konkretisht pasi ish-Kryeministri Sali Berisha, thotë se familja mafioze Rama se po krijon monopolin e vetë të lojërave të bixhozit.

Ai pretendon se se po mbyllen 9 mijë pika dhe po hapen online me celular 1000 000 pika të reja bixhozi, në duart e vëllait të kreut të qeverisë, Olsi Rama. /a.y/noa.al