Transmetuar më 18-10-2018, 10:33

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka çuar sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda prova të reja, lidhur me padinë e bërë prej tij, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji, dhe ish-kreut të Policisë Bashkiake Tiranë, Florenc Hoxha.

Në dalje të organit të akuzës, ai deklaroi se do i shkojë deri në fund të vërtetës.

“Nuk do ndalem! Do i shkoj deri në fund të vërtetës. Do t’i padis të gjithë, veç Berishën jo, atij i kam lënë Zotin. Me Alizotin nuk kam pasur asnjëherë komunikim”, u shpreh Balla.

Padia e Ballës është shpifje dhe kallëzim të rremë, lidhur me videon “Babale 2”.

Në video shfaqet Fredi Alizoti, i cili intervistohet nga Florenc Hoxha, teksa videon e publikoi Ervin Salianji.

Në videon e Alizotit ai deklaron se është marrë në makinë nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe është takuar me Ballën para prokurorisë ku më pas do të bënte deponimin se ishte ai personi që kishte imituar Agron Xhafajn.

Këtë akuzë si Veliu ashtu dhe Balla e kanë mohuar kategorikisht. Madje të dy kanë deklaruar se nuk janë takuar asnjëherë me Fredi Alizotin

“Me përgjegjësinë time të plotë unë kallëzuesi Taulant Balla deklaroj se: Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të ndihmuar shtetasin Agron Xhafaj. Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të gjetur apo paguar persona të ndryshëm me qëllim krijimin e provave në favor të shtetasit Agron Xhafaj.Gjatë gjithë veprimtarisë dhe jetës sime nuk kam ndihmuar asnjë shtetas për t’i shpëtuar hetimit dhe ndjekjes penale.

Florenc Hoxhës në fabrikimin e provave sipas te cilave unë jam përfshirë në veprimtari kriminale, janë tërësisht të pavërteta dhe të rreme”, thotë Balla në Padinë e tij.

Ai shton se radhës së deputetëve të Partisë Demokratike, për shpifje të gjithëllojshme ndaj tij , i është bashkuar së fundmi deputeti i radhës Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike.

“I kallëzuari prej meje Lulëzim Basha, në datën 15.10.2018, nga foltorja në selinë e Partisë Demokratike, me dijeni të plotë, ka përhapur informacione konkrete, të rreme dhe me qëllim të drejtpërdrejtë diskreditimin tim si personalisht ashtu edhe si funksionar publik. I kallëzuari prej meje ka zgjedhur që përhapjen e informacioneve të rreme ta kryejë publikisht, nëpërmjet një deklarate për mediat dhe e cila ka zgjatur 6 minuta.

I kallëzuari ka deklaruar siç vijon: “Fakte për inkriminimin e Taulant Balla për të krijuar dhe paguar një dëshmitar të rreme me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafa”. /a.y/noa.al