Transmetuar më 18-10-2018, 09:43

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një komunikim me mediat paralajmëroj se gjatë javëve të ardhshme do të marrin lajme interesante.

Deklarata e tij u dha gjatë një takimi që pati sot me drejtorin e policisë gjermane, Dieter Romman.

“Besoj se do kemi një ditë të ngjeshur me kolegun gjerman, se do kemi aktivitete të tjera. Dhe t’u jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Bitën dhe Gentin se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, u shpreh Xhafaj, duke iu referuar këshilltarit për mediat në MPB dhe zëdhënësit të Policisë së Shtetit.

Më herët ai tha se shumë shpejt do të vendoset në Shqipëri një këshilltar gjerman për çështjet strategjike policore i cili do të bëjë të mundur koordinimin e të gjithë asistencës ligjore e teknike në terma afatgjatë.

Në të njëjtën linjë edhe Romman tha se qysh prej vitit 2013 në Shqipëri ndodhet një oficer gjerman ndërlidhës.

Por ai bëri me dije se pas pak kohësh do të angazhohet një ekspert tjetër të lartë që do ndihmojë në thellimin e bashkëpunimit.

Sipas tij, Shqipëria nuk është Gjermania por as Gjermania nuk është Shqipëria, “por nëse ne bëhemi bashkë arrijmë rezultate të mira”. /a.y/noa.al