Transmetuar më 18-10-2018, 08:10

Pak pas ngritjes në fluturim avioni me të cilin udhëtonte zonja e parë e Amerikës, Melania Trump, u detyrua të bëjë ulje emergjence.

Avioni u detyrua të kthehet në bazën e Andrews, në Maryland këtë të mërkurë.

Zonja e parë ishte drejtuar për në Filadelfia, të Pennsylvania, ku do të vizitonte një spital.

Krejt papritmas kabina u mbush me tym, duke i detyruar të pranishmit të mbulojnë gojën dhe hundën me pecetë, në mënyrë që të merrnin frymë.

Fatmirësisht nga ky incident nuk pati asnjë problem dhe zonja Trump zbriti në tokë pa asnjë problem. /a.y/noa.al