Transmetuar më 18-10-2018, 07:42

Këtë të mërkurë, më 17 tetor, këngëtarja e njohur Mimoza Shkodra festoi ditëlindjen.

Por prej pak kohësh ajo është ndarë nga i fejuari i saj Seldi Qalliu, duke bërë që këtë vit të mos jetë në çift.

Ndërsa ka mbushur 34 vjeçe, ajo ka zbuluar edhe tortën e ditëlindjes, me një personazh të animuar për fëmijë.

Pavarësisht ndarjes, ajo e ka pasur ditëlindjen plot, me njerëzit e familjes së saj.

“Faleminderit familja ime”, shkruan Mimoza, teksa publikon foton e tortës.

Ndërkohë Seldi duke folur në mediat për ndarjen, tha se gëzon respekt të madh për Mimozën dhe familjen e saj. /a.y/noa.al