Transmetuar më 17-10-2018, 20:37

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar pas dorëheqjes së homologut të tij grek, Nikos Kotzias.

Nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Twitter, Bushati falenderon homologun e tij për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë.

Sipas Bushatit përpjekjet për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë nga ana e Kotzias, nuk kanë munguar.

"Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit Nikos Kotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona", shkruan Bushati në Twitter./a.k/noa.al/