Transmetuar më 17-10-2018, 19:35

Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të mërkure, në rrugën e quajtur “Transballkanike”.

Mjeti tip BMW me targë  AA 708 OU me drejtues shtetasin O. I., 27 vjeç ka aksidentuar këmbësorin G.M, 83 vjeç, i  cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Sakaq efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetin në komisariat.

Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. /b.l/noa.al/