Transmetuar më 17-10-2018, 16:51

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Këshillin Ekonomik Kombëtar ka njoftuar se duke filluar nga 1 prilli në shëndetësi, arsim dhe në mbrojtje do të ketë rritje të pagave, ndërsa theksoi faktin se kjo do të ndikojë në krijimin e një peshë të re sociale më aktive në shoqërinë shqiptare.

“Kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pasur disa zhvillime pozitive për vendin. Kështu do të jetë për mjekët, infermiert, mësuesit dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më të lartë. Besojmë se është e domosdoshme dhe faktikisht do të jetë një rritje prej 10% në shëndetësi, në arsim 7%. Do të kemi një rritje për sektorin e mbrotjes në një masë që do të varijojë sipas kategorive 5-7%”, shprehet Rama.

Më tej Rama u shpreh se ky buxhet është i pari buxhet, të cilin e hartojnë më një koeficient të kënaqshme, pas shtrëngesave të forta që kan pëatur në fillim. “Të ardhurat e parashikuara, do të mbështesin në radhë të parë disa politika sociale. Po përgatisim një takim për peshën e sociales për buxhetin tonë, duke marrë të gjithë volumin e marrë ndër vite. Është vërtetë për në një arsyeje për të qenë krenar, por për shumëkënd një arsye për të qenë të suprizuar. Për here të parë do të hyjë ceku i bebes, i transformuar nga një politikë simbolike, në një politikë, e cila bazohet tek solidariteti kuptimplotë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë ka sqaruar përfitimet që marrin familjet me lindjen e binjakëve apo trinjakëve. “Janë 30 mijë familje, do të përfitojnë për rreth 20 milionë dollarë. Pak a shumë ky është parashikimi për familjet. 8 fish për të parin, 16 fish i dyti dhe 24 për të tretin.

Është shumë e qartë se në rastet e binjakëve do marrin si i dytë, ndërsa trinjakët llogariten si i tretë. Duke nisur nga 1 prilli, qëllon që është një ditë përallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi patur disa zhvillime pozitive për rritjen e pagave dhe kështu do të jetë sërish, për mjekët, mësuesit, mjekët dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më ta lartë”, deklaroi Rama./b.l/noa.al/