Transmetuar më 17-10-2018, 16:31

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili për të ilustruar sipas tij, gënjeshtrat e kryeministrit Rama për lojërat e fatit, kujton një deklaratë që bëri jo pak bujë në vitin 2015 të drejtoreshës së mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në atë kohë, Luneda Sufali.

“Që Edi Rama është gënjeshtar pa shërim dhe pa skrupull nuk është më lajm. Por me që ky i çau veshët gjithë dynjasë duke bërë viktimën e pështirë të shpifjes, lexojeni vetë deklarimet e tij dhe çfarë thonë të tijtë.

Mbrëmë tek Rudina Xhunga:

Pyetje: Thonë që e ka Olsi Rama, Vangjush Dako, Olsi Rama dalin emrat e “Bastarena”.

Edi Rama:"E gjitha kjo sforco për të thënë se e ka vëllai, çuditërisht nuk e ka Taulanti, është një përpjekje për t’i hedhur baltë. “Facebook”-u është kazani më i madh që ekziston."

Ja çka thënë publikisht në komisionin e ligjeve drejtoresha e lojërave të Fatit, Eneda Sufali që në prill 2015:

"Pandeli Majko: Bëj atë pyetjen që thashë unë dje, kush ka konflikt interesi të largohet.

Luneda Sufali: Jam e sigurt fare, të gjithë! I bie të prishet Komisioni.

Pandeli Majko: Çohem unë i pari. Kam lujt skedina në shkollë të mesme…

Luneda Sufali: Janë të gjithë me konflikt interesi, ta garantoj unë me 100 për qind."

Në fund Vasili shkruan se gjykimin po jua lë në dorë qytetarëve, ndërsa shton se është e sigurtë që “ky kryeministër i gënjeshtërt gjallon vetëm mbi gënjeshtrën”.b.l/noa.al/