Transmetuar më 17-10-2018, 16:15

Një 44 vjeçare me origjinë shqiptare është deportuar nga Italia për arsye sigurie shtetërore.

"Ansa" shkruan se Arta Kacabuni e njohur ndryshe edhe si Anila, ka rekrutuar femra të tjera për të përqafuar ISIS-n dhe për të shkuar për të luftuar në Siri, sipas Ministrisë së Brendshme.

Arta Kacabuni,  jetonte në Itali që nga viti 2003 pranë Grosetos në pjesën jugore të Tosakanës

Ministria tha se shqiptarja ishte shpallur fajtore nga një gjykatë e Milanos, e cila dyshohet  se i përkiste një shoqate që kryente rekrutime grash dhe vajzash për llogari të ISIS./b.l/noa.al/