Transmetuar më 17-10-2018, 14:58

Në 14 mars shkencëtari i njohur Stephen Hawking u nda nga jeta, por mendimet dhe parashikimet e tij, vijojnë të ngjallin ende interes.

Shkencëtari-gjeni britanik, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, pasi luftoi për vite me radhë me një sëmundje të rëndë. Por para se të vdiste, ai shkoi librin e tij të fundit me titull, “Përgjigjet e mia për pyetjet e mëdha”.

Libri përmban shumë pikëpamje interesant lidhur me jetën e ardhshme të racës njerëzore, të cilat drithërojnë.

Hawking sheh një të ardhme të errët për njerëzimin, ku parashikon se në të ardhmen njerëzit do të tejkalohen nga një racë “super-njerëzore”, gjenetikisht e modifikuar, të cilët do të përmirësohen vetvetiu, pa ndihmën e natyrës.

“Sapo këta super-njerëz të shfaqen, do të ketë probleme shumë të mëdha me qeniet njerëzore të papërmirësuara, të cilët nuk do jenë në gjendje të krahasohen me ta”, thotë shkencëtari i njohur, në një ekstrakt të dalë në të përditshmen angleze “The Times”.

Shkencëtari konfirmon se, njeriu kështu siç është në ditët e sotme, do të humbasë rëndësinë, madje rrezikon të shuhet.

“Këta super-njerëz do të vetëmbrohen dhe do të vetëpërmirësohen me shpejtësi të madhe. Ndërsa njerëzit mund të konolizojnë vende dhe yjësi të ndryshme. Por megjithatë beteja nuk është e humbur, pasi mund të përdoren teknika për të ndryshuar ADN-në e njeriut, për të rritur memorien, rezistencën ndaj sëmundjeve dhe pritshmërive për jetën”, shkruan Haëking. Sipas tij rreziku i vërtetë nuk është ligësia, por konkurrenca, shkruan noa.al.

Lidhur me ekzistencën e Zotit, një prej pyetjeve që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës thotë se, “Nëse doni, mund ta quani ligjin e shkencës ‘Zot’, por nuk është një zot personal që mund të takoni dhe që ti drejtoni pyetje”. /a.y/noa.al