Transmetuar më 17-10-2018, 14:08
Foto ilustruese

Një punëtor ka mbetur i aksidentuar, teksa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme, gjatë punimeve tek ish kombinati Metalurgjik Elbasan.

Mësohet se është rrëzuar nga një lartësi e konsiderueshme, 55-vjeçari G.B., banues në lagjen Visarion, Elbasan.

Punëtori i aksidentuar u dërgua në spitalin e Elbasanit, ku pas ndihmës së marrë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave në ngjarjes. /a.y/noa.al