Transmetuar më 17-10-2018, 13:23

Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv në një kolegj, ka shkaktuar së paku dhjetë viktima.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme në institutin politeknik të Kerch, në Krime.

Krahas viktimave, kanë mbetur të plagosur edhe rreth 70 perona të tjerë.

Shpërthimi mësohet të ketë ndodhur në mensën e institutit.

Momentalisht autoritetet e gadishullit të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, po hetojnë një sërë hipotezash, ku në vendngjarje ka mbërritur edhe agjencia antiterrorizëm e Moskës.

Ndërkohë mbi 200 forca ushtrie janë dërguar në Kerch si dhe dhjetë mjete të tranda.

Aktualisht po punohet për të pastruar rrënojat dhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi. /a.y/noa.al