Transmetuar më 17-10-2018, 12:30

Policia e Shtetit është vënë një lëvizje për të shpëtuar kafshët e një kopshti zoologjik privat në Fier.

Gjithçka pas fotografisë së një luani me sy të nxirë, e cila bëri xhiron e botës.

Fotografia u shkrep nga një reporter i “Daily Mail”. Në shkrim etiketohej si “Kopshti zoologjik i Ferrit” dhe pas këtij denoncimi është vënë në lëvizje policia shqiptare.

Media angleze shkruan se autoritetet shqiptare po nxiten të ndërmarrin veprime kundër një safari privat që i ngjan ferrit, pasi daljes së pamjeve që ekspozojnë kushtet tronditëse ku qëndrojnë kafshët.

Megjithatë fotografi ruan anonimatit, teksa denoncon kushtet mjerane të kafshëve, ku luani shihet me sy të infektuar.

Ndër të tjera sillen edhe pamje nga kafshë të tjera të kequshqyera dhe të lëna në diell. /a.y/noa.al