Transmetuar më 17-10-2018, 10:31

E goditi aq shumë foshnjën, sa që i shkaktoi dëmtime vdekjeprurëse. Por këtë të premte babai-monstër, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Anglezi Daniel McLaren, nga Southampton, në Britaninë e Madhe, ishte lënë në shtëpi nga partnerja e tij Krystin Bartholomew, bashkë me djalin.

Por kur gruaja u kthye nga puna, e gjeti të shoqin në panik dhe pa që i biri nuk ishte mirë.

Ai i tha se djali Jack, ishte mbytur duke pirë me biberon. Por foshnja ishte bërë ngjyrë blu, kështu që gruaja telefonoi ndihmën e shpejtë, ku mjekët bën të pamundurën për ta shpëtuar.

Por asgjë nuk mundi ta mbajë në jetë të miturin, foshnja gjeti vdekjen mbrëmjen e 12 majit. Më tej nga analizat e kryera, u konstatua se foshnja ishte dhunuar në mënyrë të vazhdueshme.

Natën e krimit, McLaren dyshohet se e goditi të birin, për shkak se nuk pushonte së qari.

Duket se burri ishte në terapi për të kontrolluar zemërimin, të cilin duket se nuk e kontrolloi dot kur i biri nisi të qante. /a.y/noa.al